Tirana është përballur në ditën e sotme kundër Lacit, në ndeshjen e mbyllur në shifrat 1-1. Kjo përballje ka pasur një fund dramatik për bardheblutë. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me anë të Jarmouni në minutën e 40. Kështu takimi po vazhdonte në favorin e ekipit të Shkëmbit, që do të merrte fitoren e dytë të sezonit.
Në aksionin e fundit dhe shansin e fundit, pas një krosimi nga e majta te Laci, Jarmouni do të shënonte edhe një tjetër gol, po në të njëjtën portë, vetëm se këtë herë i llogaritej Lacit. Kështu te kurbinasit shpërtheu festa e madhe për golin e realizuar dhe barazimin e marrë, ndërsa Bledi Shkëmbi nuk po i besonte syve për mënyrën sesi i iku fitorja. Nga krahu tjetër Elbasani ka barazuar ndaj Skënderbeut në shifrat 1-1. Raste të pastra ka pasur nga të dy krahët, por në fund vendosin vetëm dy golat e Ze Gomesh dhe Rashicës në pjesën e parë, me të dyja skuadrat që ndajnë pikët. Një pikë që mund të lërë disi më të kënaqur Skënderbeun që luajti për shumë minuta me 10 lojtarë pasi Prenci u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 43. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news