
Besnik Hasi pati një mbrëmje aspak të këndshme dje, ndërsa Meshelen barazoi përballë St. Truiden(1-1).
Trajneri shqiptar u filmua duke humbur toruan, teksa i drejtohej një tifozi në shkallët e stadiumit. Duhej ndërhyrja e lojtarëve dhe stafit, për të mos lejuar përplasjen e Hasit që disa herë tentoi të afrohej më tepër me tribunën.
Ekipi i tij, Meshelen, po fitonte deri në minutën e 91-të. Më pas erdhi goli i barazimit nga miqtë. Hasi është në krye të skuadrës belge prej nëntorit të vitit 2023. Kontrata e 53-vjeçarit ka vlerë deri në verën e vitit 2026.
Meshelen mban vendin e nëntë në elitën belge dhe aktualisht është në luftë për mbijetesë.
Besnik Hasi humbet toruan: (VIDEO)
E.LOCI-PANORAMASPORT.AL