Kedi Bara u shndërrua në protagonist mbrëmjen e sotme, teksa asistoi në golin e parë të Zaragozës, në triumfin 2-3 që skuadra e shqiptarit arriti në transfertë ndaj Eldenese.
Mesfushori fierak dhuroi një top mjaft të bukur për Bazdar në minutën 34-t, i cili vendosi baraspeshën e përkohshme.
Për Baren ky ishte asisti i dytë në 7 ndeshjen e aktivizuara në kampionat. Me këtë 3 pikësh, skuadra e Zaragozës, barazoi me pikë Granadën e Uzunit, teksa u ngjit në vendin e dytë për shkak të golavarazhit më të mirë.
ASISTI I BARES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL