VIDEO/ Barcelona kënaqet edhe me një gol, Levandovski afron katalanasit me kreun pas gafës së Realit

video barcelona kenaqet edhe me nje gol levandovski afron katalanasit me kreun pas gafes se realit

Një gol i Robert Levandovskit i ka mjaftuar Barcelonës për të siguruar tre pikë të rëndësishme që e afrojnë përsëri me kreun e renditjes së La Liga, duke përfituar nga hapi i gabuar i Real Madrid një natë më parë.



Skuadra katalanase përballej sot me Alavesh duke ditur se mund të krijonte diferencën me skuadrën e drejtuar nga Karlo Ançeloti e cila u mund nga Espanjoli. Dhe katalanasit nuk gabuan, duke marrë tre pikë falë golit të polakut në pjesën e dytë, teksa shpërdoruan edhe raste të tjera.

SHIH VIDEON

Kësisoj, tani Barça është vetëm 4 pikë pas Realit, duke ringjallur shpresën se mund të ndalë “los blancos” drejt trofeut të radhës në një garë ku dukeshin të pakapshëm.

sdffdsfdsfdsdsfsfd

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →