
Dramë, emocione, gola por në fund fiton Barcelona. Katalanasit triumfojnë 1-2 ndaj Celta Vigos, në një ndeshje që nuk këshillohet për njerëz që kanë probleme me zemrën.
Lewandowski shfrytëzoi në maksimum një asist të Yamal në pjesën e par, për të dërguar shifrat në 0-1. Vendasit komplikuan jetën e Barçës në të 47-tën, pasi Aspas realizoi për 1-1.
Në minutën e 90-të, Lewandowski shpërdoroi një penallti por 11-metërshi u përsërit, pasi portieri kishte kaluar vizën. Në provën e dytë, polaku s’fali. Barcelona renditet në vendin e 3-të me 54 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co