Ceremonia e “Topit të Artë” ka nisur me një çmim për lojtarin e ri më të mirë, trofeun “Kopa”. Ky çmim jepet pas votimit të ish-fituesve të “Topit të Artë” dhe nënkupton se ai që e merr, shihet prej tyre si një fitues i mundshëm i trofeut prestigjioz në të ardhmen.
Për këtë edicion, pakkush kishte dyshime që ky çmim do t’i shkonte Lamin Jamal, i cili shkëlqeu me fanellën e Barcelonës dhe Spanjës, duke u bërë menjëherë një protagonist absolut i futbollit europian.
Ai mposhti në këtë garë Maino, Savinjo, Kubarsi dhe Arda Gyler.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL