Edon Zhegrova protagonist. Lojtari shqiptar dhuroi asist në ndeshjen e Kupës, ku skuadra tij Lille u përball me Lyon. Lyon realizoi 2 gola me Orban dhe Cherki, ndërsa Allexsandro shkurtoi diferencat, i shërbyer nga Zhegrova.
24-vjeçari Zhegrova po bën mirë edhe në kampionat, ku ka luajtur 19 ndeshje këtë edicion dhe ka gjetur rrugën e rrjetës 3 herë. Nëse vazhdon me këtë ritëm, emrin e tij mund ta dëgjojmë në një prej skuadrave të mëdha europiane. Me interes pritet të shihen paraqitjet e tij ndërsa për të ardhmen vera do tregojë gjithçka.
Goal: Alexsandro Ribeiro | Lyon 2-1 Lille pic.twitter.com/GijhtEJyv9
— Footy Weekly (Banky) (@FPLBanky) February 7, 2024
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co