
Arda Turan ka zbuluar në një emision turk rrënjët që e lidhin me Shqipërinë. I pyetur për lagjen ku është rritur, legjenda e futbollit turk tregoi se nënën e ka nga Prishtina.
“Është e njohur si lagjia e boshnjakëve, është një zonë ku ka shumë emigrantë. Familja ime gjithashtu është e përbërë nga emigrantë. Nënën e kam shqiptare nga Prishtina, ndërsa babai është emigrant nga Jugosllavia”, tha Arda Turan ndër të tjera.
37-vjeçari po vazhdon karrierën si trajner, teksa është në krye të Ejuspor. Në anën tjetër si lojtar ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit turk.
Me përfaqësuesen grumbulloi 16 gola në 100 ndeshje. Në klube luajti për skuadra si Gallatasaraji, Maniaspor, Atletiko Madrid, Bashakshehir dhe Barcelona.
VIDEO nga intervista
PANORAMASPORT.AL