
Anglia barazoi 1-1 me Danimarkën në Frankfurt, në përballjen e vlefshme për Europianin. “3 luanët” realizuan të parët me Harry Kane, në minutën e 18-të. Danezët nuk u dorëzuan dhe u futën në lojë në minutën e 34-të, pas golit të Hjulmand.
Në fillimin e pjesës së dytë, Saka me shokë shtuan presionin në portën e Schmeichel, por pa rezultat. Në të 72-tën, Watkins shpërdoroi një mundësi të mirë, për të kaluar britanikët në avantazh. Me këtë rezultat, ekipi i Southgate kryeson me 4 pikë grupin, ndërsa Danimarka ka 2 pikë dhe është në vendin e 3-të.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co