
Pjesa e parë e derbit të Madridit është mbyllur me rezultatin 0-1 në favor të Atletikos. Ndeshja deri më tani po vendoset nga një episod i dyshimtë. Ndërhyrja e Çuamenit në zonë në minutën e 33-të rezultoi në një penallti për bardhekuqtë.
Arbitri shkoi ta shihte nga afër rastin në monitorin e VAR-it, ndërsa Ançeloti ka vendosur duart në kokë dhe nuk mundte ta besonte veprimin e gjyqtarit. Një rast që ka hapur debate të forta në rrjet, me tifozët e Realit që ndihen të vjedhur./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news