
Në “Xhuzepe Meaxa” është duke u luajur kryendeshja e javës së 12 të Serisë A. Interi dhe Napoli po ballafaqohen në një duel për vendin e parë të renditjes. Aktualisht ndeshja është në baraspeshë 1-1. Goli i parë u shënua në minutën e 23-të nga Mektominei. Protagonist në këtë gol ishte edhe Amir Rrahmani.
Mbrojtësi shqiptar dha një pasim për notën 10 në zonë për Mektominein, i cili pak hapa larg portës, nuk e kishte të vështirë ta ndalte topin në rrjetë. Interi u kundërpëgjigj në minutën e 43-të me anë të Çalhanoglusë, i cili rivendosi sërish baraspeshën. Në lojë mbeten edhe të paktën 45 minuta për t’u zhvilluar./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news