
Sulmuesi i Milanit, Tami Abraham pësoi një dëmtim absurd në duelin ndaj Udinezes, teksa shpërdoroi një rast të artë shumë pranë vijës fatale.
Anglezi nuk mundi të shënonte në hyrje të zonës së 5 mëtërshit, pas topit të kthyer nga portieri, teksa në tentativë për të gjetur rrugën e rrjetës u ngatërrua me këmbët e tij duke u dëmtuar më pas.
Bëhet fjalë për minutën e 78-të, kur sulmuesi anglez la fushën e lojës, për shkak të dëmtimit duke u zëvendësuar nga Loftus-Çik.
Vlen të theksohet fakti se Abraham ishte futur në fushë në minutën e 73-të, teksa mundi të qëndronte vetëm 5 minuta në lojë, për t’u zëvendësuar sërish.
PANORAMASPORT.AL