VIDEO/ 35 euro për të parë Armando Brojën! Evertoni përfiton nga shqiptari, sulmuesi sjell një gol te U-21

Armando Broja ka zhvilluar një tjetër ndeshje me Evertonin U-21. Këtë herë ndaj Nottingham Forest në humbjen 2-4. Sulmuesi shqiptar luajti për 71 minuta, aq sa ishte planifikuar nga mjekët përpara nisjes së këtij takimi.

Goli i dytë erdhi pikërisht prej tij teksa pas gjuajtjes së Brojës, portieri e hoqi në mënyrë jo të mirë topin duke e lënë në zonë dhe më pas shoku i skuadrës përfitoi për të gjetur rrjetën. Një ndeshje ku Broja u pa teknikisht mirë, ndërsa tani prova e së vërtetës do të jetë ekipi i parë. Nga ana tjetër Evertoni e ka lënë këtë ndeshje të U-21 që të shihet vetëm me pagesë, 35 euro, duke përdorur interesin dhe emrin e Armando Brojës. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →