Duke marrë shkasë nga rasti më i fundit në Kamzë ku një 27-vjeçare i dha fund jetës duke u vetëvrarë për shkak të publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale nga një përdorues i Tik-Tok-ut i quajtur Altin Çoku, ish-prokurori Eugen Beçi, thotë se është emergjente ndryshimi i Kodit Penal.
Sipas tij, ligji për shkaktimin e vetëvrasjes parashikohet vetëm për persona të afërm.
“Shkaktimi i vetëvrasjes është deri në 7 vite burg, por autori dhe viktima duhet të kenë lidhje familjare. Pjesa kryesore që dua të citoj është emergjente azhornimi i Kodit Penal për të përcaktuar tek veprat penale edhe këto veprime shoqërisht të reja dhe të rrezikshme në Shqipëri.
Sa i përket përgjegjshmërisë së personit, fakti që personi është me precedentë penal dhe është dënuar disa herë e përjashton mundësinë e papërgjegjshmërisë përballë veprime penale që ka kryer.
Ai është një abuzim për shkak të injorancës. Të kesh një raport mjeko-ligjor nuk do të thotë se nuk do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të sakta për veprën penale të kryer. Një person mund të jetë i papërgjegjshëm për vjedhjen se është kleptoman, por është i përgjegjshëm për vrasje,
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co