
“Gjeometri dhe personalitet: Leçja shijon talentin e Medon Berishës”, me këtë titull e hap artikullin “Tuttomercatoweb”-i. Media italiane i ka kushtuar një shkrim mesfushorit shqiptar, të cilin e cilëson si drejtorin muzikës së trajnerit të Leçes. Madje media në fjalë ka risjellë në kujtesë edhe një krahasim të drejtorit sportive të bardhekuqve, i cili asokohe zgjidhte Berishën përpara Fabregasit.
“Karakteristika që kërkon Xhampaolo për rolin e drejtorit të mesfushës? Muzikaliteti. Berisha, i cili në verë luajti EURO 2024 me kombëtaren shqiptare për të rriturit, u imponua menjëherë me personalitet një titullar për Leçen dhe rruga duket e qartë. Më 2 shtator 2022, Korvino tha: “Cilësia nuk ka moshë, vetëm një tifoz i lokalit shikon emrat dhe do të preferonte Fabregasin në vend të Berishës. 2025-a është pranë nesh dhe mund të jetë viti i shenjtërimit të një perle tjetër në Salento”, ka shkruar “Tuttomercatoweb”-i./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news