Struga është eleminuar në turin e dytë të Conference League. Ekipi i drejtuar nga Qatip Osmani u mund 3-1 ndaj Pyunik Yerevan, duke e bërë të palvefshme kështu fitoren 2-1 në shtëpi.
Në Armeni, në Yerevan, vendasit realizuan dy herë në pjesën e parë me Deble dhe Kovalenko, ndërsa goli i Ibraimit rihapi llogaritë. Në fund, Kovalenko siguroi suksesin për Pyunik, gol ky mjaft i rëndësishëm.
Mbyllet këtu rrugëtimi i skuadrës shqiptare të Strugës në Europë, me disfatën e përgjithshme 4-3. Struga duhet të provojë përsëri vitin tjetër, me besimin se gjërat do të shkojnë ndryshe.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co