Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Sunzyog ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit. Sunzyog në një postim në “X” ka shkruar se kjo është një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.
“Zbatimi i shumëpritur i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit dhe Regjistrimit të truallit të Manastirit më në fund bëhet realitet.
BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka deklaruar Sunzyog. Ai ka thënë se vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co