Ralf Schumacher, vëllai i kampionit të Formula 1 Michael Schumacher, ka njoftuar në rrjetet sociale se është homoseksual duke bërë kështu të ditur lidhjen me partnerin e tij.
Schumacher, 49-vjeçar ndau një postim të çiltër në faqen e tij në Instagram, ku shihet duke qëndruar krah për krah me partnerin e tij në një varkë, shkruan The Sun.
“Gjëja më e bukur në jetë kur ke në krah partnerin e duhur me të cilin mund të ndash gjithçka”, shkroi Ralf në postimin e tij.
Në anën tjetër, Carmen Geiss, aktorja gjermane dhe një mike e ngushtë e Schumacherit komentoi në postimin e këtij të fundit, duke zbuluar se partneri i tij quhej Etienne.
“Ju dua shumë të dy dyve. Etienne, ke partnerin më të mirë që mund ta imagjinoni”, shkroi aktorja.

Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co