Veliaj publikon projektin për parkun e “Bulevardit të Ri”: Një tjetër xhevahir që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme


veliaj publikon projektin per parkun e bulevardit te ri nje tjeter xhevahir qe do ti sherbeje tiranes se 100 viteve te ardhshme
veliaj publikon projektin per parkun e bulevardit te ri nje tjeter xhevahir qe do ti sherbeje tiranes se 100 viteve te ardhshme

Bulevardi i Ri në kryeqytet është drejt përfundimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në rrjete sociale videon nga projekti i pjesës fundore të Bulevardit të ri. Ai nënvizon se pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, është në përfundim edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri.

“Puna e fundit drejt përfundimit të Bulevardit të Ri!
Pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, drejt përfundimit edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri.

Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir, që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme. #VetemPerpara”, shkruan Veliaj. Bulevardi i Ri nuk do të jetë vetëm një hapësirë për makinat dhe kalimtarët, por edhe për ata që duan të pushojnë në gjelbërimin që e rrethon.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →