Vdekja aktorit të serialit ‘Friends’ nga mbidoza, rreth një vit pas ngjarjes arrestohet një person

vdekja aktorit te serialit friends nga mbidoza rreth nje vit pas ngjarjes arrestohet nje person




































Policia ka arrestuar një person në lidhje me vdekjen nga mbidoza e aktorit Matthew Perry, raportojnë mediat amerikane.

skynews-matthew-perry-matthewperry_6347258

Kujtojmë se aktori i serialit ‘Friends’ u gjet i vdekur në një vaskë në shtëpinë e tij në Kaliforni në tetor 2023.

Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit ia atribuoi vdekjen e tij efekteve akute të ketaminës, një qetësues që mund të përdoret si një ilaç rekreativ, si dhe për të trajtuar depresionin.

Arrestimi ka ardhur pasi Policia deklaroi në muajin maj se po punonte me autoritetet federale për të hetuar burimin e ketaminës që aktori 54-vjeçar kishte konsumuar.

Perry i ishte nënshtruar terapisë me infuzion me ketaminë për të trajtuar depresionin dhe ankthin, por seanca e tij e fundit u zhvillua më shumë se një javë para vdekjes, siç thuhet në një raport të gjetur në dhjetor.

skynews-friends-matthew-perry_6546385

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →