“Vatikani i Tiranës”, Shehaj: Propagandë që i shërbeu kryeministrit në OKB, lojë për të tërhequr vëmendjen

vatikani i tiranes shehaj propagande qe i sherbeu kryeministrit ne okb loje per te terhequr vemendjen
vatikani i tiranes shehaj propagande qe i sherbeu kryeministrit ne okb loje per te terhequr vemendjen

[embedded content]

Deputeti Agron Shehaj në emisionin “Open” në News24 duke folur për idenë e krijimit të “shtetit Bektashi” tha se më shumë është një lojë për të tërhequr vëmendjen, se sa një ide reale.

Shehaj tha se deri më tani mediat prestigjoze ndërkombëtare kanë folur për Shqipërinë duke treguar skandalet, duke rrëfyer lidhjet e krimit me qeverinë.

“Përballë artikujve kritikë u hodh kjo ide, që tërheq vëmendjen. Fakti që u botua nga New York Times për mendimin tim është për t’i shërbyer Kryeministrit për fjalën në OKB. Mendoj se është një shashkë.

NYT është një nga mediat më të rëndësishme, por është menduar me kujdes. Komuniteti Bektashi nuk lëviz ekuilibrat botëror, mund të tërheqë vëmendjen e një lexuesi amerikan, tregon një histori nga Shqipëria. Nëse ka lobim ndërkombëtar lidhur me këtë ide, nuk di të them, por mendoj se ky nuk është shqetësim i qytetarëve shqiptarë. Është një lëvizje propagandistike që të mos flitet për korrupsionin, arsimin, shëndetësinë, mungesën e ilaçeve. Ky propozim i zgjidh problemet e shqiptarëve? Mendoj se jo”, tha Shehaj.

Deputeti tha se një ide e tillë bie ndesh me Kushtetutën. “Si ka mundësi që jepet një ide që bie ndesh me Kushtetutën, atëherë do të dilte Presidenti, Kryetarja e Kuvendit, do të kishte reagime. Do të ishte alarmante që kryeministri ka pyetur askënd, në shkelje të Kushtetutës të deklaronte krijimin e një shteti”, tha Shehaj.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →