Vasili: Edi Rama në krye të aferave korruptive në vend, drejton me regji drejtësinë e re

vasili edi rama ne krye te aferave korruptive ne vend drejton me regji drejtesine e re
vasili edi rama ne krye te aferave korruptive ne vend drejton me regji drejtesine e re

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, deklaron se Edi Rama është në krye të aferave korruptive më të mëdha në vend.

Vasili thekson se Rama “pret kokat” e njerëzve në qeverinë e tij, por jo të tijën, e cila qëndron në krye të aferave korruptive në Shqipërinë e sotme.

Postimi i nënkryetarit të PL, Petrit Vasili:

Edi Rama gjeli, qe kakaris mbi plehun gjigand te korrupsionit si garant i drejtesise!

Askush sot nuk numeron dot as skandalet dhe as te korruptuarit e rilindjes te perfshire ne to.

Keto skandale te vjedhjes dhe grabitjes se djerses se shqiptareve prej bandes se Edi Rames po perpijne miliarda euro, qe ushqejne mafien ne pushtet dhe shitblerjen e votes.

Kushdo qe sheh dhe degjon fjalimet mashtruese te Rames e di se ka perpara nje kryehajdut, qe qeveris nje ushtri hajdutesh pa mbarim.

Kapja e drejtesise ne Shqiperi ka krijuar skandalin me te madh te globit.

Te korruptuarit me qindra dalin sheshit drejtesia ben edhe sikur i arreston, ndersa i kryekorruptuari nuk ndeshkohet.

Gjithshka po ndodh nuk tregon aspak se drejtesia po funksionon, por krejt te kunderten.

Tregon se si drejtesia po luan çdo lloj komedie antiligjore me regji te Edi Rames, perfshire edhe keto arrestimet per fundjave apo per dite festash, vetem e vetem qe te mos preke koken e korrupsionit Edi Ramen vete.

Qe nga McGonigal, e deri tek inceneratoret, arbitrazhet, porti i Durresit, Teatri etj Edi Rama eshte ne krye te ketyre aferave.

Ky pleh gjigand korrupsioni qe qelb dhe kuterbon erë dhe ku mbi te kakaris Edi Rama, qe flet edhe ne emer te vete Drejtesise gjoja te re.

Eshte ky kryegjeli i korrupsionit dhe plehu rilindas perqark tij ai qe garanton pavaresine e gjyqesorit thene ndryshe asgjesimin e plote te drejtesise.

Me “garancine” e kryegjelit te korrupsionit plehu i korrupsionit po behet sa nje mal dhe era e tijka mbushur edhe zyrat e drejtesise.

Drejtesia te mos kete asnje iluzion, se neser ne diten e gjykimit te madh, do te shfajsohet dot me kërmat, qe Edi Rama i hedh ne preherin e saj, kur nuk i duhen më apo kur i duhet te shantazhoje te vetët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →