Françesko Kamarda është futur në librat e historisë së futbollit. Me aktivizimin e sotëm, 16-vjeçari u bë lojtari më i ri italian që debuton në Ligën e Kampionëve. Për një çast, mbrëmja e tij u bë edhe më e veçantë, teksa në minutën e 87, bashkë me debutimin e tij erdhi edhe goli i tij i parë në këtë kompeticion madhor.
Kamarda hoqi menjëherë fanellën dhe nisi festën e tij, e cila pë fatin e tij të keq nuk do të zgjaste për shumë kohë. VAR-i ndërhyri dhe arbitri vendosi të anullonte golin e 16-vjeçarit. Si për të mos mjaftuar goli i mohuar, Kamarda u ndëshkua edhe me karton të verdhë për shkak se hoqi fanellën gjatë festës.
Milani ka reaguar për këtë rast në faqen e vetë zyrtare në “Twitter”. Klubi italian ka shkruar: “Ndonjëherë futbolli mund të jetë mizor… VAR, nuk ka gol”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Football can be so cruel sometimes…
VAR, no goal. https://t.co/fzHWRat5pz
— AC Milan (@acmilan) October 22, 2024
ALTHOUGH ITS OFFSIDE, WHAT A GOAL BY CAMARDA
HE’S ONLY 16 YEARS OLD, WE HAVE AN INCREDIBLE PLAYER NONETHELESS
OUR FUTURE NUMBER 9. https://t.co/VP4KhVn2EU
— gabe?? (@itsgabe20) October 22, 2024
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news