Pas ndarjes nga Mauro Ikradi, Vanda Nara ka zyrtarizuar lidhjen me reperin L-Gante, teksa çifti është shfaqur hapur edhe në rrjetet sociale.
Megjithatë ish-kapiteni i Interit vazhdon të këmbëngulë për t’u rikthyer me Vandën dhe kjo konfirmohet së fundmi nga një mesazh i nxjerrë gabimisht nga modelja argjentinase në “Instagram”.
Teksa po publikonte një bisedë me Ikardin pas dëmtimit të rëndë që sulmuesi pësoi disa ditë më parë, u zbulua edhe një mesazh i Ikardit.
“Po ta përsëris sërish, dua gjithçka me gruan e jetës time, me gruan që dua më shumë se çdo tjetër në këtë botë. Je dobësia dhe forca ime, je princesha ime e bukur që e dua dhe ashtu sikurse i kam premtuar gjyshes tënde në ditën e martesës tonë, do të kujdesem gjithmonë për ty”, shkuan Ikardi.
PANORAMASPORT.AL