Trajneri i Karlo Ançeloti foli për shtypin përpara ndeshjes kundër Vajadolidit në “Hose Zorrija”, pasi stuhia pas humbjes në finale e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës u qetësua me tre fitore në Kupën e Mbretit, La Liga kundër Las Palmasit dhe Ligën e Kampioneve.
Trajneri italian zgjidhi “rastin Vini” dhe ofertën marramendëse nga Arabia Saiudite (“Ai është shumë i lumtur këtu dhe dëshiron të bëjë histori në Madrid”), vlerësoi rëndësinë e Fede Valverde në ekipin e bardhë dhe reflektimin i tij në konferencat e fundit për shtyp që nuk kanë qenë dhe aq të qeta për të. Për Realin, ndeshja kundër Vajadolidit që noton në ujëra të turbullta është dhe një mundësi për të shtuar tri pikë dhe për të thelluar diferencën me Barcelonën që vijon të shihet në Madrid si rivalja numër një e kampionëve të fuqi të Spanjës.
VALVERDE – “Ai është një lojtar i kompletuar dhe shumë i rëndësishëm sepse mund të mbulojë disa pozicione dhe në të gjitha e bën në mënyrë perfekte. Është shumë e vështirë të gjesh një mbrojtës të djathtë si ai dhe është shumë e vështirë për mua të zgjedh pozicionin më të mirë për të. Ai kurrë nuk më pyet se ku dëshiron të luajë dhe me siguri është lojtari më i kompletuar në futboll për momentin, sepse ai mund të mbulojë shumë mirë të gjitha pozicionet e mundshme, edhe si qendërmbrojtës”.
VINICIUS – “Ai është shumë i lumtur këtu dhe dëshiron të bëjë histori me Realin e Madridit. Ai është në të njëjtën linjë me ata që punojnë këtu: ai është shumë i lumtur dhe dëshiron të bëjë histori”.
KALENDARI DHE ROTACIONET – “Unë i jap çdo ndeshjeje rëndësinë që Meriton. Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme, sepse ne duam të mbajmë epërsinë dhe do të vendos ekipin më të mirë të mundshëm. Është një kalendar kërkues dhe pak nga pak po hyjmë në një ritëm të mirë për të arritur në formë optimale”.
NDESHJA KUNDËR VAJADOLIDIT – “Objektivi është i qartë: ne jemi kryesues që nga ndeshja e fundit dhe duhet të ruajmë pozicionin sepse është një moment i rëndësishëm në Ligë dhe duhet të përfitojmë nga momenti i të qenit lider për të fituar. E shoh ekipin të motivuar, duke u përmirësuar dhe duke filluar të fitojë ritmin e nevojshëm për të konkurruar në garat ku marrim pjesë. Kam shumë besim se mund të bëjmë më mirë”.
ACARIMI – “Jo, këto ditë kam reflektuar edhe pak se jam inatosur pak në konferencat e shtypit, duhet të jem i qetë dhe pastaj nuk më shqetëson nëse më pyesni për Vinin apo për lojtarë të tjerë”.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL