Vajzat kuqezi fitojnë me goleadë ndaj Kroacisë, Duka: Besojmë te puna dhe pasioni juaj

vajzat kuqezi fitojne me goleade ndaj kroacise duka besojme te puna dhe pasioni juaj
vajzat kuqezi fitojne me goleade ndaj kroacise duka besojme te puna dhe pasioni juaj

Kombëtarja e vajzave ka marrë fitoren e parë në Ligën e Kombeve. Kuqezazat kanë mposhtur sot Kroacinë në “Loro Boriçi”. Një fitore me goleadë e vajzave të ekipit tonë kombëtar, të cilat kanë triumfuar me shifrat e thella 4-0. Golat u shënuan nga Berisha, Hilaj, Doçi dhe Hamonikaj.

Kjo fitore është përshëndetur edhe nga kreu i FSHF-së, i cili ka shkruajtur në llogarinë e tij në “Facebook”: “Një fitore e madhe për vajzat kuqezi! Urime Kombëtares shqiptare të vajzave për fitoren e merituar 4-0 ndaj Kroacisë në UEFA Nations League! Ky është një sukses i rëndësishëm që konfirmon përmirësimin dhe rritjen e ekipit tonë kombëtar. Forca dhe suksese në sfidën e radhës në Kroaci! Besojmë te puna juaj, pasioni dhe përkushtimi që tregoni në çdo ndeshje”./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →