DURRËS – Policia në Durrës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur në qendër të qytetit.
Mësohet se një vajzë është shtyrë nga një mashkull, duke u rrëzuar nga kati i dytë i një hoteli. Për pasojë, e reja ka marrë disa lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Për ngjarjen është arrestuar një 39-vjeçar nga Shijaku. Vajza që u shty është shtetase e huaj nga Venezuela.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co