Policia në Malësinë e Madhe ka arrestuar një 26-vjeçar në Bajzë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Ndërsa, në Vaun e Dejës është proceduar në gjendje të lirë një 27-vjeçare, pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e saj.
“Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin E. M., 26 vjeç, banues në Bajzë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Zh., 27 vjeçe, banuese në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj”, njofton policia.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co