
LEZHE
Ura e Milotit rrezikon çdo ditë jetën e udhëtarëve, pasi mungesa e investimeve po e degradon atë me shpejtësi.
Hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve, mbrojtëset anësore prej hekuri janë hequr në një pjese të konsiderueshme të urës ndërsa gërryerjet në shtratin e lumit kanë nxjerrë këmbët e saj, duke rrezikuar shembjen.
Dëmtimet e dukshme të urës nuk kanë tërhequr vëmendjen e asnjë institucioni për të ndërhyrë për riparimin e saj. Alarmante e cilësojnë situatën drejtuesit e mjeteve të cilët shpesh kane apeluar për marrjen e masave.
Që prej ndërtimit të superstradës Lezhë-Laç ura e vjetër mbi lumin Mat nuk po merr vëmendje, pavarësisht se numri i automjeteve që kalojnë aty është i konsiderueshëm.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co