Sezoni i provimeve në Universitetin “Luarasi” shënon një moment të rëndësishëm për jetën akademike, ndërsa pas një viti të gjatë, stafi akademik dhe studentët korrin frytet e punës së tyre. Rektori Ethem Ruka shprehet i kënaqur me ecurinë.
“Sezoni ka ecur jashtëzakonisht mirë, Universiteti Luarasi është një Universiteti i konsoliduar, një universiteti i admirueshëm dhe një universitet që funksionon dhe mbështetet mbi ligjin”, tha Ruka.
Gjatë këtij viti, “Luarasi” është shpallur fitues në konkurse kombëtare dhe më gjerë, ndërsa bashkëpunimet me institucione akademike jashtë vendit kanë pasuruar rrjetin ndërkombëtar.
“Nga viti në vit ne kemi përmirësim. Veçanërisht studentët e juridikut kanë fituar konkurse në rang kombëtar dhe rajonal. Edhe këtë vit studentët e Luarasit janë fitues dhe kjo ne në gazon shumë. Ndërsa për ndërkombëtarizimin këtë vit kemi patur një numër të madh projektesh, kemi pasur shkëmbime studentësh, shumë shkëmbime pedagogësh, me universitete në Itali, Francë, Austri, Poloni”, tha rektori.
Ndërsa një vit akademik mbyllet, përgatitjet për sezonin e ardhëm kanë nisur në kërkim të studentëve më të mirë dhe profesionistëve të ardhshëm.
“Interesi është shumë i madh. Ka mjaft studentë që janë pararegjistruar në degët e universitetit Luarasi. Por kemi kuptuar një gjë, që për të mundur konkurrencën ka vetëm një pikë, është cilësia e mësimdhënies. Studentët tanë janë promotorët kryesorë të këtij promovimi, aq më tepër që jemi me një tarifë promovimi që është 900 euro më pak sesa tarifa definitive, 30% e çmimit”, u shpreh rektori i Universitetit Luarasi.
Ruka fton prindërit dhe maturantët të marrin informacion për degët dhe programet e studimit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co