United ka një vit pa fituar në Europë, Ten Hag gjen justifikimin: Kemi shumë dëmtime

united ka nje vit pa fituar ne europe ten hag gjen justifikimin kemi shume demtime

Ndërsa Mançester Junajtid barazoi 1-1 kundër Fenerbahçes në Ligën e Evropës të enjten mbrëma, skuadra e Erik ten Hagut shënoi një rekord të padëshiruar.



ten-hag2

Tashmë ka kaluar një vit i tërë kalendarik që kur Junajtid ka regjistruar një fitore në futbollin evropian. Ky sukses erdhi më 24 tetor 2023, kur Mançesteri fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Kopenhagenit në Ligën e Kampioneve. Në atë rast ishte Herri Meguajër ai që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 72-të, ndërsa fitorja u garantua edhe nga pritja e penalltisë së Xhordan Larsonit në shtesë nga portieri Andre Onana.

Këtë sezon, “Djajtë e Kuq” kanë arritur vetëm tre barazime në Ligën e Europës dhe ata nuk kanë arritur më të fitojnë në Ligën e Kampioneve, ku sezonin e shkuar ata u renditën në vendin e fundit dhe në Ligën e Europës, ku marrin pjesë këtë sezon. Ndërkohë, përpara ndeshjes së ardhshme kundër Uest Hemit, problemet e Erik ten Hagut janë shtuar, me Antonin që e la fushën me barelë në Stamboll, ndërsa Meino, Joro, Meguajër, Shou, Malacia dhe Maunt janë gjithashtu jashtë. Holandezi shpreson që të rikuperojë Evansin për ndeshjen kundër Uest Hemit.

“Po, dëmtimet po na mbajnë prapa në nivelet tona dhe gjithashtu në pozicionin tonë në ligë,” tha Ten Hag.

“Kur nuk keni lojtarë në dispozicion, nuk mund të rreshtoni ekipin më të mirë dhe kjo është ajo që na pengon në këtë moment dhe ne kemi nevojë për më shumë lojtarë më shpesh në dispozicion. Më vjen shumë keq për Antonin. Ndjej me të vërtetë dhembshuri. Ka punuar shumë këtë sezon dhe është për të ardhur keq. Shpresojmë që të mos jetë shumë i rëndë, por duhet të presim 24 orë dhe më pas mund të shohim vlerësimet. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku në këtë pikë, lojtarët, stafi teknik, i gjithë stafi tjetër, duhet të bëjmë më mirë për të pasur lojtarë të gatshëm. Sepse ne e dimë se kur i kemi ata, ne jemi një ekip vërtet i vështirë për të luajtur dhe mund të jemi vërtet të suksesshëm, gjë që kemi treguar gjatë dy muajve të fundit”.

Lajmi i mirë për “Djajtë” është rikthimi i kapitenit Bruno Fernandesh në dispozicion, me kapitenin që rikthehet pas shlyerjes së pezullimit në Turqi.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →