
Një ushtar i Forcave Ajrore të SHBA i vuri flakën vetes para ambasadës izraelite në Washington, në shenjë proteste ndaj sulmeve në Gaza.
CNN raporton se ushtari ka humbur jetën.
Protesta e 25-vjeçarit, Aaron Bushnell, i cili është në detyrë aktive në Forcat Ajrore të SHBA-së dhe pamjet e bëra duke i vënë flakën vetes, janë përhapur në rrjetet sociale.
Në video, Bushnell e identifikon veten si ushtar aktiv në Forcat Ajrore të SHBA dhe thotë: “Unë nuk do të marr më pjesë në gjenocid”.
Me të mbërritur para ambasadës, Bushnell hodhi benzinë mbi kokë, i vuri flakën vetes dhe bërtiti pa pushim “Liri për Palestinën”.
[embedded content]
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co