Ish-presidenti dhe njëherazi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar Gjermaninë pas nisjes së sulmit ukrainas në territorin e Rusisë, duke qenë se trupat e Kievit kanë përdorur tanket gjermane.
Medvedev iu referua tabloidit gjerman Bild, duke thënë se media në fjalë ka publikuar një artikull “revanshist”, ku njofton me krenari rikthimin e tankeve gjermane në tokën ruse.
Ai paralajmëroi se në përgjigje, Moska do të bëjë gjithçka për të sjellë tanket më të reja ruse në Platz der Republike, monumentin e famshëm në kryeqytetin gjerman, Berlin.
“Gazeta gjermane Bild ka publikuar një artikull revanshist ku njofton me krenari rikthimin e tankeve gjermane në tokën ruse. Si përgjigje, ne do të bëjmë gjithçka për të sjellë tanket më të reja ruse në Platz d. Republike”, shkroi ai në X.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co