
Për herë të parë në histori, Shqipëria do të marrë pjesë në kompeticionin e UEFA-s “Regions’ Cup” 2024-25.
Pas shortit të hedhur nga UEFA në muajin dhjetor, Kombëtarja shqiptare u pozicionua në grupin A të raundit para-eliminator, së bashku me Armeninë e Estoninë, ndërsa u arrit edhe dakortësia që ndeshjet e këtij grupi të zhvillohen në Shqipëri nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Së fundmi është vendosur edhe stadiumi ku do të luhen këto sfida. “Elbasan Arena” do të mirëpres ndeshjet e raundit para-eliminator të grupit A në UEFA “Regions’ Cup”.
Sfida e parë, Shqipëri – Armeni do të luhet më datë 22 maj. Tre ditë më pas po në “Elbasan Arena” do të përballen, Estonia dhe Armenia. Ndërsa ndeshja e fundit do të luhet më 28 maj, Shqipëri – Estoni.
Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Ardian Haçi nëse arrin të kalojë këtë raund do të pozicionohet në Grupin 5 të raundit të ndërmjetëm, ku do të ketë përballë Çekinë, Bosnje Hercegovinën dhe Skocinë.
Më poshtë kalendari i ndeshjeve të raundit para-eliminator të grupit A në UEFA “Regions’ Cup”:
Shqipëri – Armeni 22.05.2024 “Elbasan Arena”
Estoni – Armeni 25.05.2024 “Elbasan Arena”
Shqipëri – Estoni 28.05.2024 “Elbasan Arena”
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co