UEFA po bën një ndryshim revolucionar në Champions League, finalet do të zhvendosen në…Amerikë

uefa po ben nje ndryshim revolucionar ne champions league finalet do te zhvendosen neamerike
uefa po ben nje ndryshim revolucionar ne champions league finalet do te zhvendosen neamerike

Pasi dështoi projekti i Superligës Evropiane, së fundmi u shfaq Unify League, një projekt anti-UEFA i mbështetur tashmë nga një emër i madh (Real Madrid). Për shkak të kësaj, në UEFA nuk mund të jenë të qetë dhe ata tashmë po kërkojnë mënyra të reja për ta bërë garën e tyre më interesante, duke fituar më shumë para.

Tashmë jemi dëshmitarë të një ndryshimi të madh sepse duke filluar nga ky sezon Champions League është zgjeruar nga 32 në 36 skuadra, luhet pjesa e ligës në të cilën tetë më të mirat shkojnë direkt në fazën e 16-të dhe skuadrat nga vendi i 9-të në të 24-të shkojnë në play-off. Siç raporton The Independent, organizata me qendër në Nyon dëshiron të kalojë finalet e Champions League në Amerikë.

UEFA dhe Asociacioni i Klubeve Evropiane kanë nisur negociatat me kompaninë amerikane Relevant Sports, e cila merret me organizimin dhe promovimin e eventeve sportive. Të dy palët duan ta zhvendosin finalen e Champions League në SHBA, duke filluar nga viti 2027 deri në vitin 2033. Një nga synimet e amerikanëve është organizimi i eventeve të tjera të mëdha sportive, përveç atyre që tashmë janë tradicionale në vendin e tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →