Biletat për ndeshjen e dytë të UEFA Nations League, Shqipëri – Gjeorgji që do të luhet më 10 shtator në stadiumin “Air Albania” dolën në shitje për të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares mbrëmjen e së martës.
Çmimet për këtë ndeshje shumë të rëndësishme të Kombëtares shqiptare variojnë nga 5 mijë lekë të vjetra në Kategorinë e 4-t, në 1.000 lekë të rinj në Kategorinë e 3-të, 2.500 lekë të rinj në Kategorinë e dytë dhe 4.000 lekë të rinj në Kategorinë e 1-rë. Sakaq, në sektorin “Premium” biletat për këtë ndeshje do të shiten me 8.000 lekë të reja, në sektorin “VIP” biletat do të kushtojnë 20.000 lekë të reja ndërsa në sektorin “VIP Premium”, biletat kushtojnë 25.000 lekë të reja.
FSHF dëshiron t’u bëjë me dije të gjithë futbolldashësve dhe tifozëve të cilët do të blejnë bileta për këtë ndeshje se çdo biletë është e pajisur me një QR code me përdorim unik dhe mund të futet në stadium vetëm një herë. Biletat do të shpërndahen zyrtarisht vetëm nga kompania T-Ticket. Të gjithë të interesuarit mund të blejnë biletën e tyre vetëm në këtë link “ebileta.al”.
Ndeshja Shqipëri – Gjeorgji do të luhet më 10 shtator në stadiumin “Air Albania” në ora 20:45.
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj.
Pasi të konfirmohet pagesa, biletat mund t’i shkarkoni nga platforma ose do t’ju vijnë me “email”.
Nëse nuk ndodh menjëherë, kontrolloni kutinë “spam” në “email”-in tuaj për t’u siguruar që biletat ju kanë ardhur.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co