
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu është zgjedhur sot anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste. Koçiu tha se është falënderuese për zgjedhjen. Ajo shprehet se PS është forca e vetme politike që mund të mbajë ndezur motorët e zhvillimit të Shqipërisë.
“Me Partisë Socialiste, forcën e vetme politike në 🇦🇱 që mund t’i mbajë gjithmonë ndezur motorët e zhvillimit e të krijimit të një Shqipërie europiane. Me familjen e madhe, ndaj anëtarëve të së cilës ndjehem mirënjohëse e falenderuese për besimin që më dhanë, duke më bërë pjesë të Kryesisë së Partisë Socialiste.
Me ekipin e duhur, për të kontribuar për vizionin “Shqipëria 2030” e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Me forcën politike, që po shkon më e fortë dhe e qartë, drejt fitores së mandatit të IV qeverisë, për të përfunduar me sukses nismat e ndërmara e për të nxitur politika të reja zhvillimi, për vendin dhe njerëzit tanë”, shprehet Koçiu.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co