Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë njofton se Prokuroria e Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të Fation Hajrizit, që u vra në Lloznicë të Serbisë.
Tashmë kanë nisur procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të Hajrizit nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.
Avokati Arianit Koci, i cili është angazhuar për kthimin e trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, ka bërë të ditur se ka parë trupin dhe e ka konfirmuar identitetin e tij.
LEXO EDHE: Vrasje, grabitje e shumë arratisje, kush ishte Faton Hajrizi që u ekzekutua pasi vrau policin serb
“Po e konfirmoj, e pash trupin e pajetë. Tani mbetet që edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë këtë,” ka deklaruar Koci.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co