
Opinionistja e “Ferma VIP”, Sonila Meço mungoi mbrëmjen e djeshme në spektakël pasi kishte humbur babain. Fjoralba Ponari dha lajmin e trishtë gjatë transmetimit ‘live’, ndërsa gazetarja gjithashtu postoi një shkrim ku ndan dhimbjen me ndjekësit e saj.
Meço shprehet se babai u shua vetëm një javë përpara ditëlindjes, por ka ndodhur paqësisht pas një periudhe të vështirë.
Në pasditen e ngrohtë të një prilli të jashtëzakonshëm, vetëm një javë para ditëlindjes, babi ynë i shtrenjtë Tomor Meço (gjyshi Tomi) u shua butë e paqtë pas disa javësh të vështira.
Sonte presim të afërm, miq e të shtrenjtë, që duan të ndajnë dhimbjen me familjen tonë, megjithëse shumë janë larg, në vendet ku jetojnë e punojnë.
Pritja bëhet në Memorial Home IJA, pranë spitalit pediatrik, duke nisur nga ora 21:00 sonte.
Ceremonia funerale do të bëhet nesër, në ora 15:30, duke u nisur nga Memorial Home Ija për në varrezat e Sharrës.
Faleminderit për çdo mesazh e mbështetje në këtë ditë të trishtë të shndërrimit të një burri të rrallë në një engjëll mbrojtës për mama Letën, Rezin, mua e të shtrenjtët tanë!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co