
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme për zhvillimin e futbollit shqiptar. Në fokus të takimit ishte projekti ndërtimor i hotelit pranë Shtëpisë së Futbollit, një investim strategjik që synon të përmirësojë infrastrukturën akomoduese për ekipet tona kombëtare si edhe organizimet ndërkombëtare.
Në vijim të projektit “Topi Yt”, që zbatohet prej disa vitesh nga Federata e Futbollit, Komiteti diskutoi edhe për nevojat për furnizimin me topa për sezonin 2025-2026, duke siguruar që klubet dhe ekipet shqiptare të kenë bazën e duhur materiale për zhvillimin e aktiviteteve sportive. Gjithashtu, u shqyrtua edhe ecuria e projektit të stadiumit “Besa”, të Kavajës.
Një tjetër temë e rëndësishme kishte të bënte edhe me ndërhyrjen në sistemin e mirëmbajtjes së fushave sportive, për të garantuar kushte optimale për stërvitje dhe ndeshje. Ndër të tjera u analizua edhe kërkesa për blerjen e materialeve të fizioterapisë dhe integratorëve për ekipet kombëtare, si dhe propozimi për blerjen e pajisjeve GPS, të cilat do të ndihmojnë në monitorimin dhe analizimin e performancës së lojtarëve.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news