U qëllua 4 herë me thikë, ndërron jetë 34-vjeçari pas konfliktit në Astir

u qellua 4 here me thike nderron jete 34 vjecari pas konfliktit ne astir
u qellua 4 here me thike nderron jete 34 vjecari pas konfliktit ne astir

Në vijim të ngjarjes tragjike të plagosjes me thikë në zonën e “Astirit” në Tiranë, është konfirmuar se shtetasi Amarildo Hoxhallari, 34 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

[embedded content]

Ai ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë. Mësohet se 34-vjeçari kishte pësuar katër goditje me thikë, dy prej të cilave në gjoks dhe dy në këmbë.

Sakaq, autori i ngjarjes, Darmen Keli, 25 vjeç është arrestuar nga forcat e rendit, ndërsa besohet se motivi i ngjarjes ishte xhelozia e autorit, pasi viktima i ka ngacmuar partneren.

Megjithatë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →