Një 48-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Irlandë.
Bëhet fjalë për atleten shqiptare, Anila Muçën, nënë e dy fëmijëve, e cila disa ditë më parë u përplas për vdekje nga një makinë, teksa ajo dhe dy miqtë e saj po vraponin në një park. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës Blennerville, një rrugë e njohur për vrapim, çiklizëm dhe ecje në zonë.
Anila Muça ishte anëtare e klubit Born to Run me bazë në Tralee dhe ishte një atlete e apasionuar, pasi kishte marrë pjesë në një numër të madh maratonash gjatë viteve të fundit.Një postimin në rrjetet sociale të klubit thuhet:
“Sot kemi mbetur të shkatërruar nga lajmi tragjik se bukuroshja jonë. mikesha e mirë Anila ka ndërruar jetë pas një aksidenti, lutjet tona janë me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj të bukur dhe me gjithë familjen e Anilës në këtë kohë. Ne lutemi edhe për Klerën dhe Klarën që po vraponin me Anilën që të shërohen plotësisht, mendimet tona janë me të gjitha familjet këtë mbrëmje”.
Kryetari i Bashkisë së Tralee, Mikey Sheehy (FF) në takimin e mëngjesit të së hënës të Qarkut Komunal të Tralee tha se vdekja e Anilës në një mëngjes të bukur të së dielës ndërsa po vraponte ishte “një tronditje e madhe” për qytetin.
PANORAMASPORT.AL