
Dy jet ski janë përplasur mes tyre, ndërsa një 19-vjeçar italian, i cili ka mbetur i dëmtuar raportohet se ka ndërruar jetë.
I riu është transportuar në spitalin Rajonal të Shkodrës pas përplasjes, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sakaq, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.
Njoftimi i policisë:
Velipojë/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co