U përmend anëtarësimi i Kosovës në KiE, delegacioni serb largohet nga takimi në Sarajevë

u permend anetaresimi i kosoves ne kie delegacioni serb largohet nga takimi ne sarajeve

































Gjatë ditës së parë të takimit vjetor të përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë të parlamenteve të Evropës Juglindore, në Sarajevë, delegacioni i Serbisë dhe nënkryetari i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Radovan Kovaçeviç, kanë ndërprerë fjalimet e përfaqësuesve të Kosovës dhe janë larguar nga konferenca.

sarajeve

Kjo u bë e ditur nga anëtari i delegacionit të Kosovës, Arbër Rexhaj, përmes llogarisë së tij në Facebook, më 12 qershor.

Rexhaj shkroi se delegacioni i Kosovës u përball me sjellje të pahijshme të delegacionit serb.

Sipas tij, ai u mundua që t’ua mbyllë mikrofonat folësve nga Kosova, por “nuk ia doli”.
Ai falënderoi deputetët e Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilët siç tha u rreshtuan qartazi në krahun e Kosovës.

“Ua tham troç se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, e vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Poashtu, sulmi në Banjskë të Kosovës dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar, është po ajo si e Millosheviçit”, tha Rexhaj duke bërë të ditur se pjesëmarrës aty ishte bashkë me deputetin tjetër të Kuvendit të Kosovës, Erxhan Galushi.

Agjencia e lajmeve e entitetit Republika Sërpska, SRNA raportoi se delegacioni serb me Kovaçeviçin – anëtar i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) të Milorad Dodi – u largua nga konferenca për shkak se “një anëtare e delegacionit kroat, Zdravka Bushiç, tha se Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës”. Kosova i ka kaluar dy prej tri fazave të nevojshme për pranim në Këshill të Evropës, organizatën lidere në fushën e të drejtave të njeriut.

Në hapin e tretë – miratimin e anëtarësimit në Komitet të Ministrave – Kosova nuk është përfshirë në agjendë, pasi nuk ka bërë hapa të mjaftueshëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Serbia dhe liderët e entitetit Republika Sërpska nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Takimi është një mbledhje e rregullt vjetore dyditore e përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë të parlamenteve të Evropës Juglindore, e organizuar nga Komisioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë i Asamblesë Parlamentare të BeH, Qendrës Rajonale për Bashkëpunim të Sigurisë dhe Misionit të OSBE-së në BeH, me mbështetjen e Qendrës së Gjenevës për Kontrollin e Forcave të Armatosura./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →