Policia franceze ka arrestuar Travis Scott, pas një incident mjaft të bujshëm ku këngëtari është përfshirë.
Ai u arrestua në hotelin luksoz ku po qëndronte, pasi ishte përleshur dhunshëm me një nga truprojat e tij.
Sipas TMZ, Travis Scott është acaruar pasi truproja nuk po e bënte mirë punën për të cilën e paguante. Këngëtari ishte ngacmuar prej disa ditësh nga paparacët dhe nga fansat në rrugët e Parisit.
Për të shuar sherrin është dashur të ndërhyjnë punonjësit e sigurisë së hotelit, të cilët po ashtu i sulmoi këngëtari. Scott u arrestua nga policia franceze dhe paparacët nxituan të filmonin skenën kur ai futet në automjetin e forcave të rendit.
Fillimisht këngëtari është transportuar për në spital për shkak të një dëmtimi që kishte pësuar pasi ishte goditur me një vazo gjatë përleshjes me bodigardin.
🚨 Voici les premières images de l’arrestation de Travis Scott cette nuit à Paris !
Le rappeur est actuellement toujours en GAV.
— FRENCHRAPUS 🇺🇸 (@FrenchRapUS) August 9, 2024
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co