Gjatë ceremonisë së sotme të Topit të Artë është shpallur edhe trajneri më i mirë i vitit. Në media u përfol për një befasi të mundshme në lidhje me këtë çmim. Sipas mediave spanjolle, Luis De La Fuente do të shpallej trajneri më i mirë dhe jo Karlo Ançeloti.
Por e kundërta ka ndodhur. Kreu i pankinës së Realit të Madridit është vlerësuar si më i miri, teksa në sezonin e shkuar arriti të fitonte Ligën e Kampionëve dhe La Ligën. Në garë ishin gjithashtu edhe Çabi Alonso dhe Xhanpiero Gasperini./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news