
Mbahen sot homazhe në Akademinë e Arteve në nder të piktorit të njohur Ali Oseku
, i cili u nda dje nga jeta në moshën 80-vjeçare. Familjarë, miq dhe dashamirës të artit, nderuan sot figurën e piktorit, ndërsa homazhet do të mbahen deri në orën 14:00.
Oseku njihet si një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit. Fatkeqësisht ai nuk arriti të fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë.
KUSH ISHTE ALI OSEKU
Ali Oseku (1944) Lindi në Tiranë, në një familje me origjinë nga Gjakova. Liceun artistik e mbaron në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB.
Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979. Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e sistemit. Pas viteve ’90, do ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co