
Një i burgosur në Kosovë ka ndërruar jetë gjatë ditë së djeshme, pasi paraprakisht i njëjti ishte lënduar pasi kishte thyer një xham.
Nga MPB thonë se i njëjti ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
“Më datë 27.08.2024 në ora 12:35 në SPB-Shkup nga Institucioni Korrektues Idrizovë është raportuar se rreth orës 12:00 në institucion, në dhomën e vizitës, i dënuari D.F (35) nga Shkupi e ka thyer xhamin, pas së cilës i ka filluar gjakderdhja e madhe dhe rrugës për në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë”.
“Mjeku ka konstatuar vdekjen. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB-Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co