U largua nga Liverpool, Klopp zgjat pushimet, përjashton një firmë të mundshme me Anglinë

u largua nga liverpool klopp zgjat pushimet perjashton nje firme te mundshme me angline
u largua nga liverpool klopp zgjat pushimet perjashton nje firme te mundshme me angline

Jurgen Klopp nuk do të rikthehet të drejtojë një skuadër, pasi për momentin mungon oferta e duhur. Kjo është ajo që ka thënë trajneri i njohur gjerman, duke mohuar kështu zërat që e lidhin me ekipe të ndryshme.

“A do të riktheheni të drejtoni një skuadër? Unë në fakt do ta përjashtoja këtë mundësi për momentin. Do të shohim se si do të jenë gjërat  më vonë, por aktualisht nuk kam marrë ndonjë ofertë” – tha ish-tekniku që u largua nga pankina e Liverpool në verë.

Klopp, gjithashtu refuzoi një firmë të mundshme me kombëtaren e Anglisë, me këtë përfaqësuese që është në kërkim të një “timonieri”, që prej largimit të Southgate pas zhgënjimit në Europian.

Në aventurën e tij te Liverpool, Klopp udhëhoqi skuadrën në 491 paraqitje. Rezultatet ishin mjaft pozitive, ekipi mori 299 fitore, 109 barazime dhe pësoi 83 humbje. The Reds fituan titullin 2019-20, por edhe një Champions, një Superkupë UEFA dhe një Kupë të Botës për Klube.

Klopp, mbahet mend për faktin se bëri histori edhe tek Borussia Dortmund, duke fituar gjithashtu tre herë titullin e trajnerit të vitit. Më herët, ai ka qenë trajner i të rinjve te Frankfurtit dhe Mainzit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →