Një 35-vjeçar shqiptar, i cili u kap duke kultivuar 203 bimë kanabisi me vlerë 203,000 £, në dy shtëpi me tarraca, në një rrugë kryesore të frekuentuar, u dënua me 32 muaj burgim.
Klajdi Musta, 35 vjeç, po kujdesej për drogën në pronat në Coed Y Brain Road në Llanbradach, pranë Caerphilly. Shtëpitë u bastisën nga policia më 3 maj, tha prokurori Byron Broadstock në gjykatën e Cardiff Crown.
Operacioni kryesor ishte në 69 Coed Y Brain Road ku oficerët gjetën 173 bimë kanabisi, prodhimi i të cilave kishte një vlerë të mundshme në rrugë prej 170,000 £. Tjetri më i vogël ishte në 26 Coed Y Brain Road. Musta u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B.
Avokati i tij Sol Hartley tha se klienti i tij ishte në “një situatë të rëndë”. Ai tregoi në gjykatë se si shtetasi shqiptar kishte mbërritur në Britaninë e Madhe pasi ishte deportuar për qëndrim të paligjshëm në Greqi.
Musta ka ende një grua dhe dy fëmijë që jetojnë në Greqi.
“Dënimi më i keq që do të pësojë është të dëbohet në shtëpi ku nuk ka të ardhme për veten e tij”, tha avokati.
Gjykatësi David Payne, i tha Mustës: “Ti erdhe ilegalisht në këtë vend me një kamion pasi ishe deportuar nga Greqia dhe u detyrove të shlyeje një borxh ndaj atyre që ju sollën në MB. Më kanë thënë që familja juaj është ende në Greqi dhe nuk e dinë që jeni në paraburgim këtu. Ti the se kishe qenë këtu për dy muaj para se të arrestoheshe dhe se po ujitje bimët dhe se kishe mësuar se çfarë të bësh duke parë video në internet. Nuk do t’i thuash policisë se kush të kishte dhënë udhëzimet apo kush të kishte futur në prona. Ky ishte një operacion i aftë për të prodhuar sasi të konsiderueshme kanabisi”, tha Payne, duke shtuar se Musta ishte “shfrytëzuar”.
I pandehuri u burgos për 32 javë. Gjykata vendosi konfiskimin dhe asgjësimin e drogës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co